image Grida Duma e pranon se është në një lidhje të re dashurie

Bota e Yjeve

Grida Duma e pranon se është në një lidhje të re dashurie

news image

Grida Duma si rrallëherë ka folur për jetën e saj private.

E ftuar në emisionin “Më lër të flas”, Grida që hoqi dorë nga politika për t’iu futur televizionit tha se ka një person në jetën e saj.

Kjo katër vite pas divorcit nga bashkëshorti i saj, Ilir Shqina, me të cilin ndan një djalë.

E njëjta gjatë bisedës theksoi se koha që kalon me partnerin është e pakët, por cilësore.

Pjesë nga biseda e tyre:

Romeo Veshaj: Si ia bën o Grida, a të del koha për të dashurin?

Grida Duma: Është kohë cilësore mjafton edhe me pak.

Romeo Veshaj: Grida nuk e mohoi që nuk kishte të dashur….

Grida Duma: Pse duhet ta bëj, edhe po të mos e kisha do të thoja kam. Jo më kur kam.

Romeo Veshaj: Ti dukesh një grua shumë e fortë. Por çdo grua e fortë ka nevojë për një përqafim.

Grida Duma: Po patjetër që ka. Çdo të thotë një grua e fortë, çdo grua, çdo burrë.

Romeo Veshaj: A e ke atë përqafimin?

Grida Duma: Po e kam, patjetër që e kam.

Romeo Veshaj: Tani vdiqën ëndrrat e treçerekut të shqiptarëve.

/GazetaSinjali/