image Grevë në minierën e Trepçës, kërkohet rikthimi i punëtorëve të suspenduar pas incidentit të tetorit
[wp-story id="814678"]

Sociale

Grevë në minierën e Trepçës, kërkohet rikthimi i punëtorëve të suspenduar pas incidentit të tetorit

news image

Afër 80 minatorë janë ngujuar në minierën e Trepçës sot. Kërkesa e tyre është rikthimi i punëtorëve të suspenduar rreth tre muaj më parë.

Për Sinjalin këtë e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Trepçës, Gani Osmani.

Ai tha se kërkojnë rikthimin dhjetë minatorëve që u suspenduan.

Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Trepça”, Enis Abdurrahmani dhe drejtori i Administratës, Besim Haxhiu, ishin sulmuar fizikisht në tetor. Ata kanë deklaruar se janë sulmuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj ndërmarrje, Rafet Ibishi.

/GazetaSinjali/