Afër 80 minatorë janë ngujuar në minierën e Trepçës sot. Kërkesa e tyre është rikthimi i punëtorëve të suspenduar rreth tre muaj më parë.
Për Sinjalin këtë e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Trepçës, Gani Osmani.
Ai tha se kërkojnë rikthimin dhjetë minatorëve që u suspenduan.
Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Trepça”, Enis Abdurrahmani dhe drejtori i Administratës, Besim Haxhiu, ishin sulmuar fizikisht në tetor. Ata kanë deklaruar se janë sulmuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj ndërmarrje, Rafet Ibishi.