image Greqia shënon rastin e 10-të me koronavirus

Rajon

Rajoni/ Greqia shënon rastin e 10-të me koronavirus

news image

Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka konfirmuar rastin e 10-të me koronavirus.

Pacientja është një grua 66 vjeçe dhe po merr mjekim në spitalin e Patras. Aktualisht ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Rritja e numrit të të prekurve ka alarmuar vendin fqinj, të cilët kanë urdhëruar edhe mbylljen e shkollave në disa zona deri në datën 6 mars.

Edhe Italia vendi më i prekur në Evropë me 107 viktima ka mbyllur shkollat dhe Universitetet deri në mesin e muajit mars. /Gazeta Sinjali/