image Greqia refuzon ndihmën e Shqipërisë për zjarret, kthehen pas zjarrfikëset

Shqipëri

Greqia refuzon ndihmën e Shqipërisë për zjarret, kthehen pas zjarrfikëset

news image

Greqia ka refuzuar ndihmën e ofruar nga shërbimi zjarrfikës i Shqipërisë, të cilët udhëtuan drejt kufirit për të shkuar për ndihmë në zonën e përfshirë nga zjarret në Alexandropulis.

Sistemi Europian i Mbrojtjes Civile i është përgjigjur Shqipërisë se nuk ma më nevojë për ndihma tokësore sa i takon situatës së zjarreve, pasi ato janë plotësuar nga vende e tjera të BE-së.

Kjo ka bërë që zjarrfikëset e nisura nga nga Korça, Maliqi, Gjirokastra dhe Tirana të kthehen pas, pas “refuzimit” nga pala greke.

Zjarrfikëset qëndruan disa orë qytetin e Bilishtit dhe më pas në Pyllin e Cangonjit, por pas marrjes së njoftimit nga sistemi Europian i Mbrojtjes Civile, ato janë kthyer pas, siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme.

Marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje duket se nuk ndodhen në momentet më të mira për shkak të çështjes Beleri dhe paralajmërimeve të Athinës zyrtare se do të bllokojë proceset integruese të Shqipërisë në BE.

Tensionimi u shpërfaq akoma më shumë me mungesën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në darkën informale të liderve të rajonit të thirur nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Rama nuk mori një ftesë për të qënë i pranishëm, pasi Shqipërisë iu drejtua ftesa në nivel presidencial. Ftesë të cilën kreu i shtetit Bajram Begaj e refuzoi për shkak të angazhimeve të tjera./Euronews.al

/GazetaSinjali/