Autoritetet greke po shqyrtojnë mundësinë e kthimit të masave dhe mbylljen e kufijve.
Kjo pasi që Greqia ka shënuar rritje të rasteve të reja me koronavirus dhe ka raste aktive më shumë sesa ka pasur ndonjëherë deri më tani.
Autoritetet shëndetësore, thonë se rastet kanë filluar të rriten pas hapjes së kufijve dhe ardhjes së turistëve, deri më tani janë 2 mijë e 205 të infektuar me koronavirus.
Prandaj, shteti grek është duke shqyrtuar vendosjen e masave më rigoroze, qysh prej të hënës.
Zëdhënësi i qeverisë grek, Stelios Petsas, u ka thënë medieve lokale: E kemi ditur prej fillimit se do të kemi më shumë raste, posa që i hapim kufijtë.
Ai ka shtuar se “është i vendosur që ta mbrojë shumicën, nga pakica e pakujdesshme”.
Një gjë e tillë mund të nënkuptojë kontrolle më të ashpra kufitare, shtim të inspektorëve dhe mbyllje për shtetet me me shumë raste./ Gazeta Sinjali/