Greqia do të hapë plotësisht të gjitha aeroportet e saj për fluturime nga jashtë më 1 korrik, njoftoi ministri grek i Turizmit, Harry Theoharis në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Shëndetësisë, Vassilis Kikilias për masat e përditësuara të sezonit turistik, ku mori pjesë edhe zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas.
Kurse, kufizimet për fluturime nga Italia, Holanda dhe Spanja, ai Theoharis njoftoi se do të hiqen nga nesër.
Njoftimet përfshijnë si më poshtë:
– Të gjitha aeroportet greke do të kujdesen për fluturimet nga jashtë që nga 1 korriku.
– Kufizimet për fluturimet nga Italia, Holanda dhe Spanja do të hiqen që nga 15 qershori
– Kufizimet për mbërritjen e jahteve nga jashtë vazhdojnë të ruhen, përveç jahteve me ekuipazh që nuk kanë pasagjerë. Të gjitha lundrimet nga vendet e tjera do të hapen plotësisht më 1 korrik.
– Së bashku me hapjen e të gjitha aeroporteve për fluturime të huaja, shtatë pika kufitare tokësore gjithashtu do të hapen plotësisht më 1 korrik.
“Plani ynë është gjithëpërfshirës dhe ne kemi kryer tashmë prova urgjente”, tha ministri.
Ai shtoi se marrja e mostrave të rastit për COVID-19 do të bëhet në aeroport dhe vizitorët do të jenë të detyruar të presin për rezultatet e testit në një hotel të caktuar.
Qeveria ka vendosur një qëndrim 7-ditor në një hotel për rezultate negative dhe një 14-ditore për ato pozitive.
”Plani i paraqitur për të siguruar një verë të sigurt… na kujton të gjithëve nevojën për të vazhduar të shfaqim përgjegjësi individuale dhe pjekuri kolektive”, tha zëdhënësi i qeverisë Petsas./Gazeta Sinjali/