image Greqia mbyllet sërish, shkak rritja alarmante e rasteve me COVID-19

Evropë

Greqia mbyllet sërish, shkak rritja alarmante e rasteve me COVID-19

news image

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis sot do të njoftojë mbylljen e dytë të vendit, për shkak të rritjes shqetësuese të rasteve me koronavirus ditëve të fundit.

Kjo është mbyllja e dytë e Greqisë pas muajit mars, kur shumë shtete duke përfshirë Shqipërinë hynë në karantinë.

Me masat e reja, të gjitha dyqanet me pakicë do të mbyllen dhe udhëtimet midis rajoneve do të ndalohen, ndërsa pritet që autoritetet të rivendosin një sistem që i detyron qytetarët të dërgojnë mesazhe me tekst në një numër qeveritar për të lënë shtëpinë për të punuar, për të blerë, për të vizituar një mjek ose për të bërë stërvitje.

Shkollat e mesme do të mbyllen, ndërsa kopshtet dhe shkollat fillore me shumë mundësi do të qëndrojnë të hapura. /Gazeta Sinjali/