Kryediplomati grek, Nikod Dendias, ka njoftuar se përmes një bisede telefonike ka folur për dialogun Kosovë-Serbi me të ngarkuarin e BE-së për këtë çështje, Miroslav Lajçak.
Ai tha se pati një bisedë mbi përpjekjet e ndërmarrja që të ulen tensionet në veri të Kosovës.
“Në funksion të vizitave të mia në #Ballkanin Perëndimor këtë javë, pata një bisedë telefonike më parë me Miroslav Lajcak mbi Dialogun Beograd-Prishtinë dhe përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, shkroi ai në Twitter.
E për këtë thirrje me anë të telefonit, diplomati sllovak e ka falënderuar ministrin grek.
“Faleminderit Nikos Dendias për thirrjen sot. Përshëndes vizitën e rëndësishme dhe në kohë”, shtoi Lajçak në një cicërimë në Twitter.