Greqia vendosi heqjen e të gjithë dokumenteve që lidhen me COVID-19 për qytetarët shqiptarë si kusht për të hyrë në vendin fqinj.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Greqi kanë vendosur, që për udhëtimet drejt këtij vendi, nuk do të kërkohen dokumente specifike në kushtet e COVID-19”, thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë.
Tashmë të gjitha vendet që kufizohen me kufij tokësor me Shqipërinë, përveç Kosovës, i kanë hequr masat anti-COVID për lëvizjen e qytetarëve.