image Greqia goditet sërish nga tërmeti

Evropë

Greqia goditet sërish nga tërmeti

news image

Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë ditën e sotme. Sipas autoriteteve greke tërmeti ndodhi në zonën detare në juglindje të Zakros dhe kishte një magnitudë 4.1 ballë.

Sipas Gerasimos Chouliaras, drejtor i kërkimit në Institutin Gjeodinamik, ky është një zhvillim pozitiv pasi është tërmeti i dytë me magnitudë 4.1 Rihter pas 6.3 Rihter, i cili është një shenjë e mirë e lehtësimit të tërmetit të fuqishëm të disa ditëve më parë.

Në të njëjtën kohë, drejtori i kërkimit të Gjeodinamikës thotë se sekuenca e tërmetit tregon se vazhdon normalisht procesi i tërmeteve në rënie./GazetaSinjali/