image Greqia goditet nga një tërmet, banorët e frikësuar dalin nga shtëpitë

Botë

Lëkundje/ Greqia goditet nga një tërmet, banorët e frikësuar dalin nga shtëpitë

news image

Një tërmet me madhësi 4 ballë i shkallës Rihter goditi brigjet e ishullit Kos të dielën pasdite.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte epiqendrën e tij 25 km në perëndim-jug-perëndim të Nisyros dhe kishte një thellësi të madhe fokale prej 122.9 km.

Deri tani, nuk është raportuar për dëme nga tërmeti, por banorët e frikësuar kanë lënë shtëpitë.

Kujtojmë që kohët e fundit Greqia është goditur shpesh nga tërmetet dhe vendi është në një rajon mes të pllakave tektonike që, sipas studiuesve prodhojnë tërmet rreth 6 ballë gati çdo vit. /Gazeta Sinjali/