image Greqia goditet nga dy tërmete të fuqishme brenda 20 minutave

Botë

Botë/ Greqia goditet nga dy tërmete të fuqishme brenda 20 minutave

news image

Greqia është goditur nga dy tërmete të fuqishme mëngjesin e sotëm. Një lëkundje e fortë me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter është regjistruar në Kretë, në zonën Agios Nikolaos, Greqi.

Lëkundjet raportohet se janë ndjerë në orën 05:05 të mëngjesit të sotëm, ku sipas Institutit të Geodynamics, ka qenë 11 km në juglindje të Zakros me një thellësi fokale 15 km.

Tërmeti është ndjerë në të gjithë rajonin, si dhe në ishujt e afërt, Kasos dhe Karpathos.

Pas 21 minutash, konkretisht në orën 05:26, ka ndodhur një tërmet i dytë me madhësi 3.7 në shkallën Rihter. Fokusi i tërmetit të dytë ishte i vendosur 43 kilometra në juglindje të Zakros dhe thellësia fokale 10 kilometra./Gazeta Sinjali.