image Greqia i kërkon ndihmë NATO-s për migrantët

Botë

Botë/ Greqia i kërkon ndihmë NATO-s për migrantët

news image

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i ka bërë thirrje NATO-s që të shtojë numrin e patrullimeve detare në Egje. Kjo pasi që Turqia ka kërcnuar se do të lejojë një fluks të ri të migrantëve të shkojnë në Greqi.

“Unë i kam kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, që anëtarët e Aleancës të forcojnë praninë e tyre me më shumë anije në Detin Egje. Ne po kërkojmë që misioni të shtrihet në jug, në mënyrë që ata të mund të mbulojnë plotësisht kufijtë detarë”, tha Mitsotakis.

Derisa dje presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë se Ankaraja do të dërgonte 3.6 milionë refugjatë sirianë nga Turqia në Evropë, nëse shtetet evropiane e konsiderojnë operacionin ushtarak turk në Siri si okupim.

Zyrtarisht ka rreth 70.000 migrantë dhe refugjatë në Greqi. Numri i tyre po shtohet çdo ditë, gjë që bën presion shtesë në kampet e mbipopulluara në ishujt grek.

NATO-ja aktualisht ka gjashtë anije patrullimi në Detin Egje që monitorojnë lëvizjet e anijeve migruese në hyrje dhe përveç Agjencisë Kufitare Evropiane (Frontex), i informojnë edhe Rojet Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë./Gazeta Sinjali/