image Greqi/ Vdes nga COVID-19 një person i vaksinuar

Rajon

Greqi/ Vdes nga COVID-19 një person i vaksinuar

news image

Në Greqi  është regjistruar vdekja e parë e një shtetasi të vaksinuar plotësisht kundra COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i repartit të reanimacionit të spitalit Papanikolau të Selanikut, Nikos Kapravelos mëngjesin e së dielës duke sqaruar se pacienti në fjalë jo vetëm që kishte kryer të dyja dozat e vaksinës, por nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër.

Gjithashtu ka theksuar se personat e vaksinuar duhet të zbatojnë masat sipas protokolleve për ambientet e mbyllura sidomos duke mbajtur maskën, pasi varianti Delta i koronavirusit është tepër i transmetueshëm.

Gjithsesi mjeku në fjalë ka bërë thirrje që të vazhdohen vaksinimet në mënyrë qe të krijohet i ashtuquajturi “muri mbrojtës” ndaj pandemisë.

Specialistët në Greqi u janë referuar ditët e fundit kërkimeve shkencore nga SHBA, Izraeli dhe shtete të tjera, sipas të cilave të vaksinuarit edhe infektohen edhe infektojnë. Por theksojnë gjithashtu se kryerja e vaksinës ka ulur në mënyrë të ndjeshme vdekshmërinë.

Në Greqi vetëm 5.5 mln persona janë vaksinuar plotësisht dhe gati 300.000 te tjerë presin të kryejnë dozën e dytë.

Autoritetet shëndetësore janë gjithashtu të shqetësuara për faktin se Greqia renditet në vend të dytë në BE që nga shkurti deri në qershor të këtij viti sa i përket vdekshmërisë në periudhën e pandemisë, në këto muaj në raport me numrin e popullsisë. Në 24 orët e fundit përsëri Greqia regjistroi 3,270 raste të infektuara, 236 të intubuar dhe 24 viktima nga COVID-19. /GazetaSinjali/