Një shpërthim i gazit ka ndodhur këtë të diel brenda fabrikës së peshkut, në Prevezë të Greqisë.
Raportohet për një grek dhe një shqiptar, të cilët kanë humbur jetën. Viktima me origjinë greke quhet Gjerasimos Faturos, 39 vjeç, baba i tre fëmijëve të vegjël.
Ndërkaq, emigranti shqiptar mësohet se ka qenë 40 vjeç.
Gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe askush nuk mund t’i thotë me siguri shkaqet, por informacionet e para tregojnë se bëhet fjalë për një shpërthim të gazit.
Sipas informacioneve paraprake trupi i 39-vjeçarit grek është gjetur i prerë në dysh.
Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesa edhe banorët e zonës, shkruan Abcnews.al.