I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka publikuar disa fotografi nga takimi mes presidentit Thaçi dhe presidentit Vuçiq.
Këto fotografi, Grenelli i ka publikuar në rrjetin e tij social, Instagram, ndërsa takimi është mbajtur në Shtëpinë e Bardhë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Thaçi pas takimit kishte thirrur takim në Kuvend, mirëpo kryeparlamentarja Osmani kishte refuzuar me arsyen se kërkesa për takim në Kuvend duhej të bëhej disa ditë më parë, në mënyrë që të kishin kohë për përgatitjen e takimit./Gazeta Sinjali/