image Grenelli i ashpër me demokratët për Kosovën: Keni dështuar për 20 vjet ta zgjidhni problemin

Politikë

Grenelli i ashpër me demokratët për Kosovën: Keni dështuar për 20 vjet ta zgjidhni problemin

news image

Ish-amabasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani dhe dikur i dërguari i posaçëm i ish-presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i ka kritikuar ashpër demokratët në lidhje me çështjen e Kosovës, duke i akuzuar ata për dështim.

“Ata duan që njerëzit që kanë qenë këtej për një kohë të gjatë ta luajnë lojën e tyre. Për këtë arsye e urrenin Donald Trumpin, sepse ai vinte nga jashtë”, tha Grenelli për televizionin Newsmax.

Grenell ka thënë se problemi mes Kosovës dhe Serbisë ka dështuar të zgjidhet për 20 vite.

Mund t’ju tregoj që shembulli i përkryer është problemi i Serbisë dhe Kosovës. Kur unë u bëra i dërguar i posaçëm, m’u tha se duhet të shkoj dhe ta formoj ekipin tim me njerëz që kanë punuar në këtë çështje për 20 vjet dhe unë u thashë: A nuk mendoni se ata kanë punuar për këtë për 20 vjet dhe ndoshta kanë dështuar. Ndoshta unë duhet të marr ca ide të reja”, tha ai.

“Por kjo nuk shqyrtohet në Washington, kjo është mendësia e outsider-ëve, të cilën ata e urrejnë”, shtoi Grenelli gjatë një interviste për këtë televizion.

“Ata nuk duan që askush nga jashtë të futet brenda (qeverisë). Ata duan të pretendojnë sikur janë të vetmit që i kuptojnë këto çështje të ndërlikuara”, tha më tutje Grenelli, duke e akuzuar Bidenin se i ka emëruar në administratën e re njerëzit e njëjtë, që kanë qenë duke pritur që nga koha e Obamës që të vijë dita e tyre.

/GazetaSinjali/