Ish-emisari special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell e ka uruar Joe Bidenin pas betimit si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Sinjali.
Grenell përmes një postimi në Twitter tha se duan që Biden të jetë i suksesshëm për ta bërë shtetin amerikan më të fortë.
“Ne duhet ta urojmë presidentin e ri amerikan Joe Biden sepse ne e duam Amerikën. Ne duam që ai të jetë i suksesshëm për ta bërë shtetin tonë më të fortë. Dhe ne nuk duhet të bëjmë çfarë ana tjetër ka bërë ndaj nesh për 4 vjet – duke qenë kundër gjithçkaje që ai bën”, shkroi Grenell.