image Grenell takon Albin Kurtin në ambasadën amerikane

Kosovë

Vizita/ Grenell takon Albin Kurtin në ambasadën amerikane

news image

Përfaqësuesi Special i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ambasadori, Richard Grenell ka takuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Raportohet se takimi Grenell-Kurti sapo ka përfunduar ndërsa pritet që emisari i Trump të takojë edhe përfaqësuesit politik të partive tjera.

Kurti ka dal nga takimi me Grenell dhe i njëjti nuk është deklaruar para gazetarëve.

Grenell sot gjatë ditës është takuar edhe  me presidentin e Kosovës Hashim Thaci ndërsa pas takimit në ambasadën amerikane ka zhvilluar një takim me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi./Gazeta Sinjali/