image Grenell sot takohet me Vuçiqin, si do t'i përgjigjet presidenti serb kërkesës në lidhje me Kosovën?

Kosovë

Vizita/ Grenell sot takohet me Vuçiqin, si do t’i përgjigjet presidenti serb kërkesës në lidhje me Kosovën?

news image

Emisari special amerikan për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell, mbërriti në Beograd dje pasdite.

Përpara takimit të sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ai ka thënë se presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk do të lejojë që zgjidhja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi të vonojë edhe shumë kohë.

Presidenti i Serbisë, ndërkohë, ka thënë se ai respekton entuziazmin dhe energjinë e Grenellit, por se nuk do të shkojë aq lehtë çështja e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Kosovën.

Grenell dhe Vuçiq do të takohen sot, ndërsa emisari amerikan e ka kërkesën e qartë.

Pas takimit të djeshëm me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,Grenell ka treguar se çfarë do t’i kërkojë nesër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Gazeta Sinjali.

“Taksa 100% duhet të hiqet nëse dëshirojmë të vazhdojmë përpara. Taksa duhet të hiqet në të njëjtën kohë me kampanjën për çnjohje të Serbisë dhe mendoj se këto dy gjëra duhet të ndodhin, në mënyrë që biznesi të rritet në Kosovë. Të njëjtin mesazh do ta bartë në Beograd”, ka thënë Grenell para mediave. /Gazeta Sinjali/