image Grenell sot takohet me Kurtin, kjo ishte porosia nga takimi i fundit ndërmjet tyre

Kosovë

Bisedimet/ Grenell sot takohet me Kurtin, kjo ishte porosia nga takimi i fundit ndërmjet tyre

news image

I mandatuari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot me të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Takimi është paraparë të zhvillohet nga ora 10:30.

Gjatë vizitës së fundit në Kosovë, në tetorin e vitit të kaluar, Grenell i pati thënë Kurtit se duhet të arrihet marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo, siç theksonte Grenell, është pengesa kryesore për investimet e huaja në ekonominë e Kosovës.

Një orë pas takimit me Kurtin, në 11:30, ambasadori Grenell do të pritet në takim nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Grenell mbrëmë u takua me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçn ku përmes një postimi edhe pas darkës së punës tha se duhet të bëhet progres dhe të hiqet taksa.

Vizita e tij në Kosovë vjen disa ditë pasi ka ndërmjetësuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy palëve me kompaninë gjermane “Lufthansa“ për vendosjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd.

Pasi ta lë Kosovën, të premten Grenell do të jetë në Beograd për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. /Gazeta Sinjali/