image Grenell shkruan pas takimit me Thaçin, kërkon heqjen e tarifave

Kosovë

Politikë/ Grenell shkruan pas takimit me Thaçin, kërkon heqjen e tarifave

news image

Richard Grenell, i dërguar special i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, pas darkës me presidentin Hashim Thaçi në Prishtinë, kërkon që të bëhet progres, duke u hequr tarifat.

Grenell arriti në mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, për ta takuar fillimisht presidentin Thaçi.

Emisari i Trumpit, i cili tha se nuk erdhi në Kosovë për t’u përzier në debatin politik, por për zhvillim ekonomik, ka shkruar se jemi të detyruar për progres, e kjo përfshin heqjen e tarifave.

“Faleminderit zoti President. Ne jemi të detyruar të bëjmë progres – që e përfshin heqjen e tarifave”, thuhet në komentimin që Grenell ia ka bërë një postimit të Thaçi në Twitter.

Qeveria e Kosovës një vit në nëntor të vitit 2018 i ka vënë tarifë 100 për qind produkteve të Serbisë.    

Ndërkaq, Grenell nesër do ta takojë liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe kreun e LDK-së, Isa Mustafën, të cilët janë në negociata për formimin e Qeverisë. /Gazeta Sinjali/