image Grenell reagon për samitin e G7: Evropës i pëlqen ta kontrollojë Bidenin

Botë

Grenell reagon për samitin e G7: Evropës i pëlqen ta kontrollojë Bidenin

news image

Ish i dërguari special i administratës Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas Samitit të G7.

Ai ka publikuar një video në të cilën shihet kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, duke këmbëngulur te presidenti i ShBA-së, Joe Biden, se ai tashmë e ka përfshirë presidentin e Afrikës së Jugut në një takim të G7.

Grenell thotë se Evropës i pëlqen ta kontrollojë presidentin e ShBA-ve, Joe Biden.

“Ata e duan atë. Mendoj se ata janë në ekstazë që kanë Bidenin në krye të Shteteve të Bashkuara. Zoti na ndihmoftë”, është shprehur Grenell në Twitter./Gazeta Sinjali/