image Grenell reagon ashpër ndaj Kurtit pas vendimit për taksën: Je duke bërë gabim serioz

Kosovë

Grenell reagon ashpër ndaj Kurtit pas vendimit për taksën: Je duke bërë gabim serioz

news image

I Dërguari Special i Administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadori Richard Grenell ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Kurti për ta larguar pjesërisht taksën ndaj Serbisë.

Grenell, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, është shprehur kategorikisht kundër vendimit të kryeministri Kurti për largimin e taksës me kushte.

“Ne nuk i përkrahim gjysmë masat e kryeministrit Albin Kurti. Pozicioni ynë është i qartë: tarifa duhet të hiqet plotësisht. Z. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë sot”, ka shkruar Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1233156712720424960

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka njoftuar se Kosova do ta heq pjesërisht taksën e vendosur ndaj Serbisë që nga 15 marsi i këtij viti./Gazeta Sinjali/