image Grenell pritet nga Meta në Tiranë

Shqipëri

Grenell pritet nga Meta në Tiranë

news image

Ish-mmisari i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, është pritur në takim nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Në këtë takim, Meta e ka falënderuar Grenellin për angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve në mes të Shqipërisë dhe Amerikës.

“Është gjithmonë kënaqësi ta kesh në zyrë në Shqipëri, Richard Grenell. Angazhimi dhe mbështetja e tij për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në mes të Shqipërisë dhe SHBA-së është për mirënjohje të thellë”, është shprehur Meta.

Takimi Meta – Grenell u mbajt një ditë pasi që analisti politik serb, Dushan Janjiq, tha se Serbia e paguan atë nga 100 mijë dollarë në muaj për fushatë, gjë të cilën ai e mohoi më pastaj./GazetaSinjali/