Një delegacion i Qeverisë së SHBA-së, i kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv i Korporatës amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC), Adam Boehler do ta vizitojë Kosovën, është konfirmuar nga DFC-ja përmes një njoftimi për shtyp.
Pjesë e këtij delegacioni do të jetë edhe i dërguari i posaçëm i administratës Trump, Richard Grenell.
Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi për shtyp, ku thuhet se vizita në këto katër shtete do të realizohet nga 20 deri më 25 shtator.
“Delegacioni do të avancojë investimet strategjike që mbështesin diversitetin e ofertave dhe fuqizimin e pavarësisë energjetike në Greqi dhe rajonin më të gjërë. DFC do t’i vëjë themelet për hapjen e një zyreje në Beograd për lehtësimin e zbatimit të projekteve që mbështesin zhvillimin ekonomik në rajon”, shkruhet në njoftim.