image Grenell paralajmëron bisedime më 27 qershor për dialogun Kosovë-Serbi

Politikë

Grenell paralajmëron bisedime më 27 qershor për dialogun Kosovë-Serbi

news image

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun, Richard Grenell, ka njoftuar se më 27 qershor do të ketë diskutime për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Twitter, i cili tha se ka marrë angazhimin nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndaluar përkohësisht fushatën e mosnjohjes.

“Lajm i madh! Kam marrë angazhimin nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndaluar përkohësisht fushatën e mosnjohjes dhe kërkimin e anëtarësimit ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Uashington, DC në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor për diskutime për Dialogun”, ka shkruar Grenell.

Ndër të tjera Grenell shtoi se në qoftë se njëra palë nuk është e kënaqur nga bisedimet e 27 qershorit, do të kthehen në status quo.

“Nëse secila palë është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, ata do të kthehen në status quo pasi të largohen nga Uashingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mezi pres këto diskutime”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1272566747183280129