image Grenell: Në këtë datë duhet të përfundojë çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët

Politikë

Grenell: Në këtë datë duhet të përfundojë çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët

news image

Përfaqësuesi i presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell ka shkruar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për liberalizimin e vizave.

Pasi evropianët po organizojnë video-Samitin e Parisit më 10 korrik dhe takimin mes Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik në Bruksel, ndërsa Grenell ka reaguar duke thënë se është i kënaqur me këtë.

“Ne jemi të kënaqur të shohim që evropianët do të mblidhen për të vazhduar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne ofrojmë mbështetjen tonë”, shkruan Grenell.

Ndërsa, sa i përket liberalizimit të vizave, Grenell shpreson se kjo do të ndodhë në takimet e korrikut.

“Ne shpresojmë çështja e rëndësishme e liberalizimit të vizave do të përfundojë në këtë takim”, shkruan më tej Grenell.

Grenell tha se evropianët do të bëjnë edhe implementimin e tri marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e SHBA-së.

“Ne besojmë se këto marrëveshje janë thelbësore për krijimin e vendeve të punës dhe shpresë për të rinjtë. Asnjëherë nuk kemi besuar në një marrëveshje të shpejtë midis Kosovës dhe Serbisë.  Dhe kurrë nuk kemi menduar që përqendrimi ynë i vetëm në normalizimin ekonomik do të ishte një zgjidhje e shpejtë. Çështjet e vështira politike do të jenë më të lehta për t’u përballur pasi të kenë përparuar së pari çështjet ekonomike”, shkruan Grenell. /Gazeta Sinjali/