image Grenell: Mustafa lider guximtar, heqja e taksës nesër do të ishte një fillim i mrekullueshëm

Kosovë

Grenell: Mustafa lider guximtar, heqja e taksës nesër do të ishte një fillim i mrekullueshëm

news image

Përfaqësuesi Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka përkrahur qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa për largimin e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka thënë se Isa Mustafa është një lider i guximshëm dhe se heqja e tarifës do të ishte një fillim i shkëlqyer. Sipas Grenellit, zhvillimi ekonomik nuk mund të ecë përpara derisa tarifa të largohet.

“­Një fill shumë i mirë. Isa Mustafa është lider guximtar. Heqja e tarifës nesër do të ishte një fillim i mrekullueshëm shumë më shumë përparim – dhe do të lëvizte shpejt. Por, zhvillimi ekonomik nuk mund të çohet përpara derisa të largohen tarifat”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që gjatë seancës së nesërme të hiqet taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe ashtu siç po kërkojnë SHBA-të.

Mustafa ka thënë se askujt nuk i mbushet mendja se Kosova e detyron Serbinë që ta njohë përmes tarifës. Sipas tij, shumicës dërmuese iu mbushet mendja se SHBA-të, në rend të parë, dhe BE mund ta bindin Serbinë, përmes procesit të dialogut, ta njohë shtetin e Kosovës. /Gazeta Sinjali/