image Grenell: Marrëveshja e 4 shtatorit po zbatohet - Sinjali

Grenell: Marrëveshja e 4 shtatorit po zbatohet

news image

Emisari special i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell po konsideron se marrëveshja mes dy vendeve e arritur më 4 shtator në Washington po zbatohet.

Grenell e ka shpërndarë në rrjetin social Twitter një vizitë të departamentit amerikan për energji në Kosovë, ku u shikuan mundësitë e investimit në këtë sektor dhe shfrytëzimin e aseteve natyrore.

Në këtë postim, Grenell është shprehur se marrëveshja e Washingtonit po implementohet.

Madje sipas tij, administrata e Trumpit në këtë kontekst ndërmerr veprime të shpejta.

“Marrëveshja po zbatohet! Administrata Trump ndërmerr veprime të shpejta”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: