image Grenell: Kurti po i injoron lutjet e administratës Biden për targat

Politikë

Grenell: Kurti po i injoron lutjet e administratës Biden për targat

news image

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Kosova nuk është duke i dëgjuar kërkesat e Amerikës për marrëveshjen e targave.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po i injoron lutjet e administratës Biden”, ka shkruar Grennell në Twitter.

Edhe pak minuta kanë mbetur për të hyrë në fuqi vendimi i ri i Qeverisë së Kosovës për targat, pra për konvertimin e tyre nga ilegale në RKS.

Sipas vendimit të ekzekutivit, sanksione por jo të ashpra, do ketë për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe.

Masat e reja për targat hyjnë në fuqi nga data 1 nëntor, kurse me qëndrimin e ri qeveritar, deri më datë 21 të këtij muaji do të vlejë vetëm masa e qortimit.

Kurti ka thënë që pas datës 21 prill nuk mund të ketë targa të reja në Kosovë, përveç atyre RKS.

/GazetaSinjali/