Richard Grenell, ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi ka reaguar pas vendimit të deklaruar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ku brenda ditësh të dërgojnë edhe 700 trupa shtesë të KFOR-it në Kosovë.
Grenell po e sheh këtë si një tjetër “shembull kaosi”, pasi kjo ishte rrjedhojë e politikës së Bidenit për Ballkanin që e linte BE-në të ishte në krye të negociatave Kosovë-Serbi.
“Ekipi i Bidenit kishte përqeshur ekipin e Trumpit për udhëheqjen e negociatave”, ka shkruar Grenell.
Sipas tij, strategjia e Trumpit për negociata ku fokusohej në “rritje të ekonomisë dhe refuzim të politikës kishte punuar.”
Postimi i tij:
Another example of chaos from Joe Biden.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 1, 2023
Team Biden inherited a peaceful Balkans with growing normalization – they then changed the Trump policy to remove US leadership and let the Europeans lead talks.
The Biden team mocked Trump’s team for leading the negotiations.
But… https://t.co/AEq36L0Ggt
Stoltenberg ka njoftuar se përveç që do të vinin 700 trupa shtesë, do të kishte edhe forca shtesë në gjendje të gatishmërisë më të lartë.