image Grenell kritikon mediat në Amerikë rreth raportimit për marrëveshjen Kosovë-Serbi - Sinjali

Grenell kritikon mediat në Amerikë rreth raportimit për marrëveshjen Kosovë-Serbi

news image

Richard Grenell, i dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për dialogun Kosovë-Serbi, është ankuar se mediat amerikane nuk kanë raportuar për marrëveshjen e djeshme Kosovë – Serbi.

Ai ka thënë se është detyruar të bëjë një shkrim për të treguar për arritjen e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, në prezencë të presidentit amerikan, Donald Trump.

“Nuk mund të gjej një agjenci të vetme amerikane të lajmeve që të ketë raportuar për përmbajtjen e marrëveshjes historike Serbi-Kosovë. Kështu që lexoni shkrimin tim mbi atë që këto dy vende kanë rënë dakord”, ka shkruar Grenell në Twitter.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin