image Grenell: Kosova ka nevojë që Thaçi sërish të kthehet në krye

Politikë

Grenell: Kosova ka nevojë që Thaçi sërish të kthehet në krye

news image

Tensionet e fundit në veri të vendit të cilat ngjallën reagime të shumta, duket se kanë shtyrë edhe ish-emisarin special të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell që t’i vazhdojë thumbat e tij për Qeverinë e Kosovës.

Ai ka postuar një fotografi ku shihet ish-presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden, ku në përshkrimin e saj ai ka kujtuar edhe ndodhinë e tërë kësaj ngjarje.

“Unë e kuptoj që ju mund të keni zgjedhës që janë mbështetësit e Kurtit – por ju duhet të mësoni çështjet. Kurti është dëshmuar se është shumë antiamerikan. Ai e ka refuzuar LNG-në e SHBA-së. Ai ka qenë kundër ideve të çdo presidenti amerikan, nga Bushi te Biden. Lëvizja e tij e fundit është dënuar nga republikanët, demokratët, gjermanët, britanikët, francezët, italianët dhe madje edhe kryeministri i Shqipërisë.”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/