image Grenell kërkon nga Albin Kurti që taksa të hiqet menjëherë - Sinjali

Thirrje/ Grenell kërkon nga Albin Kurti që taksa të hiqet menjëherë

news image

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve, Richard Grenell, ka bërë thirrje për Qeverinë Kurti, që të hiqet taksa menjëherë pa u vonuar në mënyrë që Serbia të heqë dorë nga bllokimi i bisedimeve.

“Presim që taksat të hiqen menjëherë”, ka porositur Grenell në një kumtesë të cilën e ka transmetuar AP.

Grenell, i cili është ambasador i SHBA në Berlin të Gjermanisë, ka theksuar se SHBA “i kanë bërë me dije liderëve partiakë në Kosovës se heqja e taksave është në interes më të mirë të Kosovës dhe ekonomisë së saj, si dhe për tërheqjen e bizneseve të reja”.

“Jemi duke bërë përparim historik. Së shpejti do të ketë lajme të mira, sepse dyja palët duan të shkojnë përpara. Këto hapa do të kontribuojnë për jetesë më të mirë të popujve në rajon”, ka theksuar Grenell./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: