image Grenell i reagon Veselit: Kadri, Albin Kurti ka të drejtë

Kosovë

Taksa/ Grenell i reagon Veselit: Kadri, Albin Kurti ka të drejtë

news image

Përfaqësuesi special i SHBA-ve, Richard Grenell, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, i është drejtuar Kadri Veselit se SHBA kërkojnë që Kosova ta heqë taksën dhe se Albin Kurti ka të drejt.

Grenell në llogarinë e tij zyrtare ka reaguar pas qëndrimit të djeshëm të kreut të opozitës, Kadri Veselit, ku kishte thënë se Albin Kurti nuk duhet të ngutet ta heqë taksën ndaj Serbisë.

“Kadri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës që ta heqin taksën 100 %. Po e dëmton Kosovën dhe po pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës. Albini ka të drejtë këtu”, ka shkruar Grenell./ Gazeta Sinjali/