image Grenell i reagon New York Times-it: Ne kurrë s'kërkuam marrëveshje të shpejtë

Politikë

Grenell i reagon New York Times-it: Ne kurrë s’kërkuam marrëveshje të shpejtë

news image

I dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar gazetës “New York Times”, duke u thënë se asnjëherë nuk kanë kërkuar marrëveshje të shpejtë dhe se shkrimi i tyre është plotësisht i gabuar.

“New York Times”, sot ka shkruar për takimin e 27 qershorit mes palës kosovare dhe asaj serbe që pritej të takoheshin në Washington.

“SHBA-ja shtyn samitin për paqe në Ballkan, merr goditje politika e jashtme e Trumpit”, titullohej shkrimi i gazetës. Ndërkaq, Grenell, ka shkruar se ka shumë gjëra të pasakta në tekst dhe se gazetari nuk ka kontaktuar asnjëherë me të për të mësuar të vërtetën.

Një iniciativë e ndërmjetësuar nga Amerika për ta stabilizuar Ballkanin, që administrata e presidentit Donald Trump shpresonte se do t’i jepte shkëlqim kredencialeve të saj të politikës së jashtme në një vit zgjedhor, është shtyrë, të enjten, pasi ndaj njërit prej pjesëmarrësve kryesorë, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u paralajmërua aktakuzë për krime lufte, shkruan “New York Times”, të enjten.

Grenell gjithashtu sqaroi se qasja e dialogut kishte të bëjë gjithmonë vetëm me ekonomi dhe se asnjëherë nuk është aluduar në një ‘fitore të shpejtë’.

“Shumë gabime rreth kësaj çështje. Nuk çuditem, reporteri asnjëherë nuk ka biseduar me mua. Qëllimi ynë gjithmonë kishte të bëjë me vende pune dhe ekonomi. Asnjëherë nuk kemi besuar se kjo do të ishte një fitore e shpejtë (një narrativë e mediave totalisht e gabuar dhe pa asnjë fakt), shkroi Grenell në Twitter.

“Gjithashut: Kam biseduar direkt me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Gjermanisë dhe Francës për t’u koordinuar lidhje me qasjen tonë të kufizuar (vetëm për politikë). Shkëmbimi i territoreve asnjëherë nuk është diskutuar para meje. Nuk do të përfshihemi në qasje politike në mes Kosovës dhe Serbisë. Do të koordinohemi më këdo që është përgjegjës”, shkroi Grenell. / Gazeta Sinjali/

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1276242235693162497?s=20


https://twitter.com/RichardGrenell/status/1276243380918538242?s=20