image Grenell godet Biden: Ai e humbi kontrollin

Botë

Grenell godet Biden: Ai e humbi kontrollin

news image

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar në një postim të tij në Twitter në lidhje me debatin mes presidentit Trump dhe Joe Biden, duke thënë se ky i fundit e humbi kontrollin, transmeton Gazeta Sinjali.

“Dhe përsëri, Joe Biden e humbi kontrollin. Ai godet “Ti je presidenti më i keq në histori”, shkroi Grenelli në Twitter.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1311120372041801730

Kujtojmë që presidenti Donald Trump dhe kandidati demokrat për këtë post, Joe Biden, janë përplasur për disa çështje gjatë debatit të parë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në 3 nëntor.

Ndërsa, sipas CNN, gjashtë në dhjetë përcjellës të debatit mes dy kandidatëve presidencialë në SHBA, mendojnë se Joe Biden ka dalë fitues, ndërsa vetëm 28% besojnë se debatin e fitoi Donald Trump. /Gazeta Sinjali/