image Grenell flet sërish për Kurtin: S’po përmbush marrëveshjet, duhet të largohet nga skena politike

Politikë

Grenell flet sërish për Kurtin: S’po përmbush marrëveshjet, duhet të largohet nga skena politike

news image

Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po vazhdon të merret me kryeministrin Albin Kurti dhe qeverisjen e tij.

Ai së fundmi ka deklaruar se Kurti duhet të largohet nga politika.

“E di se mund të shkaktoj kokëçarje me qëndrimin tim, por do të vazhdoj të jem i sinqertë, Albin Kurti dhe autoritetet e tanishme në Kosovë nuk përmbushin diçka për të cilën janë pajtuar, kështu që thjeshtë ata duhet të largohen nga skena politike”, citohet të ketë thënë Grenell.

Ai këtë qëndrim e ka thënë gjatë një mitingu elektoral, derisa po mbështeste Ron Jonhson i cili synon ta zë një ulëse në Senatin Amerikan, i cili gjithashtu ka folur për Kurtin.

“Ai vepron me supozimin se shqiptarët e Kosovës e kanë mbështetjen e parezervë të Amerikës dhe që Amerika nuk i do serbët, çfarë atij ia mundëson që të bëjë çfarëdo që do, por kjo nuk është çështja”, ka shtuar Johnson.

/GazetaSinjali/