Ish-emisari i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar sot një intervistë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, raporton Gazeta Sinjali.
Richard Grenell e ka pyetur Ramën për iniciativën e mini-Shengenit dhe shpalljen “non-grata” të ish-presidentit Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Grenell ka shkruar se Rama ia bëri të qartë se është i frustruar me BE-në.
Rama u shpreh se vendimi për Berishën do të thotë se askush s’është mbi ligjin dhe se ka mbaruar koha e pandëshkueshmërisë.
“Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin”, tha Rama.
Ai falënderoi ish-emisarin Grenell për kontributin e tij në iniciativën e mini-Shengenit.
“Së pari, më duhet ta përsëris që ju s’jeni më në rolin e kontribuesit të iniciativës së mini-shengenit për të cilin ju falënderoj për rolin tuaj. Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave”, tha Rama.
Kryeministri Rama kritikoi BE-në që s’po merr vendim për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“BE-ja ka dhënë vlerësimin dhe premtimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE. Në anën tjetër s’ka vendim sepse BE-ja është e bazuar në vendim-marrjen e të gjitha shteteve dhe pastaj kur një shtet s’pajtohet gjithçka ndalohet”, u shpreh Rama./Gazeta Sinjali/
.@ediramaal shares details on his message to the EU entry.
— Newsmax (@newsmax) June 24, 2021
“For us, it’s quite frustrating…the EU is failing over and over to deliver on [their] promises.” https://t.co/VlT7z8drtO pic.twitter.com/XJFPwr6tJh