image Grenell e mbështet paralajmërimin e Thaçit për formimin e qeverisë së re

Kosovë

Grenell e mbështet paralajmërimin e Thaçit për formimin e qeverisë së re

news image

Emisari Special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përmes një ‘retweeti’ ndaj postimit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Twitter, e ka mbështetur paralajmërimin e këtij të fundit për formimin e qeverisë së re në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Grenall ka thënë se nëse hiqen tarifat dhe reciprociteti nga java e ardhshme, atëherë do të rifillojë dialogu me seriozitet.

“Posa të hiqen tarifat / reciprociteti (mbase këtë javë?), atëherë dialogu fillon me seriozitet. Unë kam folur me liderët në Serbi dhe Kosovë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim sot në përgatitje – dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë. Të tjera do vijnë së shpejti”, ka shkruar Grenell në Twitter.

https://twitter.com/richardgrenell/status/1251880416253886468?s=21

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të ndërmarrë hapat përfundimtarë kushtetues për të mundësuar formimin e qeverisë së re. /Gazeta Sinjali/