image Grenell e konfirmon largimin nga pozita e Ambasadorit në Gjermani

Botë

Botë/ Grenell e konfirmon largimin nga pozita e Ambasadorit në Gjermani

news image

Ambasadori amerikan në Gjermani dhe Emisari Special i Presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka konfirmuar tashmë se po largohet nga pozita e ambasadorit në Gjermani.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell e konfirmoi se është e vërtetë raportimi për largimin e tij nga kjo pozitë.

Ai ripublikoi shkrimin e gazetës amerikane ‘Politico’ ku mbi të shkroi : E vërtetë.

Grenell i cili mbante postin e drejtorit të përkohshëm të Inteligjencës amerikane, u zëvendësua para tri ditëve nga John Ratcliffe në Senatin amerikan duke marrë 49 vota pro dhe 44 kundër.

Grenell ishte emëruar ambasador në Gjermani në shtator të vitit 2017./Gazeta Sinjali/