Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit nuk i ka zgjatur shumë takimi me të dërguarin e Trumpit, Richard Grenell dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Disa minuta pasi kanë hyrë në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, Grenell dhe Kosnett kanë dalur nga zyrat e partisë së Kurtit, raporton Gazeta Sinjali.
Grenell dhe Kosnett janë ndalur të flasin për media. Gazeta Sinjali për pak minuta do t’ju sjellë deklaratat e ambasadorit Richard Grenell dhe ambasadorit Philip Kosnett pas takimit me mandatarin për formimin e qeverisë së re, Albin Kurtin. /Gazeta Sinjali/