image Grenell demanton lajmin se Trump do të takohet me Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë

Politikë

Grenell demanton lajmin se Trump do të takohet me Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë

news image

Gjatë ditës së djeshme u raportua në media se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, ku edhe sipas raportimit, do të diskutohej për dialogun Kosovë-Serbi.

Mirëpo, këtë e ka mohuar emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ai tha se Trump dhe Vuçiq nuk do të takohen, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka thënë se gazeta “The New Times” e cila edhe ka raportuar për lajmin është detyruar t’i përmirësojë informacionet e tyre, duke shtuar se gazeta nuk ka kërkuar ndonjë prononcim nga ai.

“NYT është e detyruar të përmirësojë informacionet e tyre bazike për lajmin Kosova-Serbia, dhe më pas e shkaruajnë gabim pozitën time në këtë përmirësim. Nuk jam i befasuar, sepse ata nuk kanë folur asnjëherë me mua, negociatorin e vërtetë”, ka shkruar Grenell. /Gazeta Sinjali/

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1275640391174205440