image Grenell demanton lajmin se i prezantoi Vuçiqit dokument për njohjen e Kosovës

Politikë

Grenell demanton lajmin se i prezantoi Vuçiqit dokument për njohjen e Kosovës

news image

Emisari amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka demantuar lajmin e mediave serbe, sipas të cilit, Aleksandar Vuçiq ka pranuar nga ai dokument për nënshkrimin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

“Nuk është e vërtetë”, ka shkruar Grenell në Twitter, duke ia bashkëngjitur postimit të tij lajmin në fjalë.

Aktualisht në Washington janë duke u zhvilluar takime mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Para takimit të sotëm, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se me Serbinë do të diskutohet vetëm për njohje reciproke.

“Asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë përveç njohjes reciproke. Unë besoj se marrëveshja e sotme që mund të arrihet për bashkëpunim ekonomik, është një hap më afër normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve mes dy vendeve, që është njohja reciproke”, tha Hoti para gazetarëve, transmeton Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/