Tri gra janë nominuar për çmimin e regjisores më të mirë për Çmimet Golden Globes.
Kjo është hera e parë që më shumë se një grua ka hyrë në garën e ngushtë për këtë çmim.
Regina King, Chloe Zhao dhe Emerald Fennell, janë nominuar në garë bashkë me David Fincher dhe Aaron Sorkin.
Filmi i Fincherit, Mank ka më së shumti nominime – gjashtë, ashtu sikurse The Crown, që udhëheq në nominimet për çmime televizive.
Emrat e fituesve do të bëhen të ditur në një ceremoni më 28 janar.
Fennell, King dhe Zhao janë nominuar për filmat e tyre, Woman, One Night in Miami dhe Nomadland respektivisht.
Ndarja e çmimeve këtë herë organizohet dy muaj më vonë sesa zakonisht, për shkak të pandemisë së koronavirusit./GazetaSinjali/