The Guardian ka publikuar një fotografi të disa grave në qytetin Dnipro të Ukrainës, e ku shihen duke bërë koktej molotovi për ta sulmuar ushtrinë ruse.
“Gratë në Dnipro kanë bërë kokteje molotovi nga polistireni dhe shishet e birrës, të cilat mund t’i përdorin kundër forcave ruse”, shkruan The Guardian.
Në ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u ka bërë thirrje qytetarëve ukrainas që t’i rezistojnë armikut rus dhe ta neutralizojnë atë. Madje ata u kanë kërkuar që të përgatisin koktej molotovi.
Në kërkesën e ministrisë gjithashtu përfshihet një sugjerim për banorët se si të rezistojnë, duke u bërë thirrje që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.