image Gratë e PSD-së ia ndërprejnë fjalën Hotit, hedhin letra para tij - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15270

Të shëruar

12900

Të vdekur

616

Gratë e PSD-së ia ndërprejnë fjalën Hotit, hedhin letra para tij

news image

Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotit, i është ndërprerë fjala në diskutimin për dialogun që është organizuar nga shoqëria civile, transmeton Gazeta Sinjali.

Dy gra anëtare të PSD-së kanë protestuar duke hedhur letra para tij si shenjë e dhunës ndaj grave.

Ato kanë kërkuar që prioritet i kryeministrit të jetë mbrojtja e jetës së grave, sepse siç thanë dialogu me Serbinë do të vazhdojë gjithmonë.

Por, kryeministri tha se ai gjithmonë i ka dalë në mbrojtje kauzës së mbrojtjes së drejtave të grave.

Pas këtij aksioni, shefi i ekzekutivit po vazhdon diskutimin për dialogun me Serbinë. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin