image Granit Xhaka bën historinë në Premier Ligë pas eurogolit ndaj Man Utd

Futboll

Granit Xhaka bën historinë në Premier Ligë pas eurogolit ndaj Man Utd

news image

Arsenali ka triumfuar ndaj Manchester United në duelin hapës të së shtunës.

“Gunners” triumfuan me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj “Djajve”.

Golat për vendasit u realizuan nga Tavares, Saka e Xhaka, teksa për djajtë realizoi Cristiano Ronaldo.

Granit Xhaka realizoi golin e tretë i cili ‘vrau’ ndeshjen, duke i siguruar tre pikë shumë të vlefshme skuadrës së tij në luftën për një vend në top katërshe.

Në fakt, goli i Xhakës nuk ishte i zakonshëm, pasi ai realizoi një eurogol nga distanca, i cili me ç’rast ka bërë ‘historinë’ në Premier Ligë.

Ai ka barazuar lojtarët si Steven Gerrard, Les Ferdinand dhe Kevin Phillips për më së shumti gola të realizuara ndaj Man Utd jashtë zonës së portierit – nga tre gola secili prej tyre

Arsenali me këtë fitore rrit gjasat për një kualifikim në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

/GazetaSinjaliSport/